Tetovë, nis skriningu për të punësuarit nëpër çerdhe

Skriningu i punëtorëve të çerdheve për koronavirus, që filloi para dy javësh, ka vazhduar sot me çerdhet e Tetovës.

Marketing

Sipas programit që na dërgoi ministria për një deri dy ditë do dihet edhe rezultati i tyre”-tha Naim Skenderi, IPSH Tetovë.

Deri më tani, në nivel të shtetit janë testuar gjithsej 2.166 të punësuar në çerdhe, nga të cilët, vetëm dy punonjës kanë rezultuar pozitiv me virusin korona.

Skriningu nëpër qytete:

Në çerdhet në Shkup gjithsej janë testuar 912 punonjës, një ka rezultuar pozitiv,

Në çerdhet në Manastir, janë testuar 322 persona, një ka rezultuar pozitiv,

Në çerdhet në Veles janë testuar 623 persona,

Në çerdhet në Kumanovë janë testuar 132 persona

Në çerdhet në Koçan 177 persona

Procesi i skriningut pritet të përfundojë nga mesi i muajit të ardhshëm. Ministria për punë dhe politikë sociale në bashkëpunim me Ministrinë për Shëndetësi po hartojnë protokollin e veçantë në bazë të të cilit do të duhet të punojnë çerdhet në të ardhmen.

Kemi filluar me pastrimin dhe rregullimin e dhomave dhe hapësirave të çerdhes dhe pasi të tregohet se kur do fillojmë me punë, atëherë do thirren personat gjegjës për dezinfektimin, deratizimin dhe dezinfektimin e objekteve . Vendosëm që këtë herë të ndërrohen gjithë shtretërit, pra dyshekët ku do të flenë fëmijët”-pohoi Ramie Dauti, drejtoreshë e çerdheve në Tetovë.

Në kuadër të skrinignut do të përfshihen edhe punonjësit e shtëpive të pleqve dhe punonjësit shëndetësor të reparteve të caktuara që i trajtojnë pacientët me Covid-19 si dhe policët.

Marketing