Tetovë, padi penale kundër tre personave për shitje të drogës

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se ka ngritur padi penale kundër tre personave nga Tetova, dy prej të cilëve janë të mitur. Të dyshuarit me datë 30.04.2019 ata janë kapur me drogë.

Marketing

“SPB-Tetovë ka ngritur padi penale kundër dy të miturve të moshës 17 dhe 16 vjeç, të dy nga Tetova me dyshimin se kanë kryer veprën penale “prodhimit pa leje dhe shitje të narkotikëve, substancave psikotrope dhe prekursorëve” si dhe kundër personit A.Z. (19) gjithashtu nga Tetova. Më 30.04.2019 rreth orës 01:30 në Tetovë në rrugën “JNA”, policia gjatë kontrollit të makinës ka sekuestruar marihuanën, e cila më parë ishte blerë nga i dyshuari i tretë”, thonë nga MPB.