Tetovë, sanksionohen 33 shkelje të ligjit në komunikacion

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë dje ka kryer kontroll të komunikacionit në Tetovë dhe Gostivar ku janë konstatuar 33 shkelje të ligjit në komunikacion, njoftojnë nga MPB.

Marketing

“Më 23.07.2019 SPB Tetovë ka kryer kontroll të forcuar në komunikacion në Tetovë dhe Gostivar. Gjatë kontrollit janë sanksionuar 33 shkelje në komunikacion prej të cilave 12 për parkim jo të rregullt, pesë për tejkalim të shpejtësisë, katër shoferë si fillestar dhe tre janë sanksionuar për shkak se nuk kanë pasur patentë shoferi”, njoftojnë nga MPB.

Marketing