Tetovë, sansionohen 30 vozitës për vozitje nën ndikimin e alkoolit

Zyrtarët policorë të SPB- Tetovë mbrëmë (28/29 maj) nga ora 23 deri në ora 05.00, në zonën Tetovë-Gostivar kanë kryer një aksion kontroll për shoferët që drejtojnë automjetet nën ndikimin e alkoolit, në të cilin u zbuluan dhe sanksionuan gjithsej 30 kundërvajtje. u zbuluan (TE-20 dhe GV-10).

Marketing

Ndaj të gjithë kundërvajtësve janë përgaditur parashtresat adekuate dhe të njëjtit janë përjashtuar menjëherë nga qarkullimi.

Gjithashtu, janë sanksionuar edhe 16 shkelje tjera në komunikacion (TE-12 dhe GV-4). SPB Tetovë apelon drejtuesit e mjeteve që të mos ulen në timon nën ndikimin e alkoolit, sepse në këtë mënyrë rrezikojnë sigurinë e tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik, dhe gjithashtu do të përballen me sanksione të parashikuara me ligj.