Tetovë, shkarkohen drejtorët e institucioneve kulturore

Janë shkarkuar dy drejtor të institucioneve kulturore në Tetovë, ai i Shtëpisë së Kulturës, Haki Fazliu dhe i Galerisë së Arteve, Afrim Ziberi. Nga Ministria e Kulturës njoftojnë se shkarkimet vijnë për shkak të përfundimit të mandateve të tyre.

Marketing

Për Shtëpinë e Kulturës, do përpunohet edhe Statuti i ri i këtij institucioni, i cili sipas Ministrit për kulturë Asaf Ademi, nuk është në përputhje me Ligjin për kulturë të Maqedonisë.

Ademi madje njoftoi se së shpejti, pritet që të hapet edhe konkursi për drejtor të ri të Galerisë së Arteve dhe Shtëpisë së Kulturës.