Tetovë, stabilizohet gjendja, 2 të vdekur 116 të hospitalizuar

Dy persona kanë vdekur në 24 orët e fundit në Tetovë nga Covid 19 ndërsa gjithsejt të hospitalizuar janë 116 pacientë.

Marketing

Autoritetet e Spitalit të Tetovës thanë se gjendja po stabilizohet por apeluan për kujdes maksimal dhe respektim të masave

Poashtu ata thanë se të vaksinuar me një dozë janë 6 persona po aq sa prej tyre kanë marrë dozën e dytë.

116 pacientë janë me oksigjeno-terapi ,asnjë prej tyre me respirator ndërsa ambulantë ditore 99 pacientë.
Ditëve të fundit në Tetovë është rritur numri i personave që po vaksinohen ndërsa nga Spitali thanë se kjo duhet të vazhdojë edhe gjatë kësaj periudhe.