Tetovë, sulmohen tre shtetas të Kosovës

Sektori për Punë të Brendshme njofton se tre shtetas të Kosovës gjatë ditës së djeshme kanë raportuar se kanë qenë fizikisht të sulmuar gjatë qëndrimit të tyre në një objekt hotelerie në Sedlarcë të Epërme të Tetovës.

Marketing

“Dje (28-nëntor) në ora 05:20, personat K.T. (38), J.B. (49), A.D. (28) dhe R.Sh (29) të gjithë nga Republika e Kosovës në SPB Tetovë kanë raportuar se rreth orës 04:00 në një objekt hotelerie në Sedlarcë të Epërme të Tetovës, ku kanë qenë duke qëndruar, janë sulmuar fizikisht nga disa persona, përfshirë edhe pronarin e objektit. Sipas denoncimit thuhet se sulmuesit kanë përdorur edhe mjete metalike dhe dy prej tyre dyshohet se kanë pasur armë zjarri”, thuhet në njoftimin e SPB Tetovë.