Policë dhe një punëtor i sigurimit janë sulmuar gjatë pastrimit të një rrahje mes dy grupeve të rinjsh që natën e kaluar rreth orës 2 e 30 minuta ka ndodhur në një objekt hotelierik në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë, ka informuar zëdhënësi i SPB- Tetovë, Marjan Josifov
Sipas të dhënave të tij, policia ka marrë informata për shkelje të rendit publik dhe qetësisë para objektit hotelierik në rrugën “Bllagoja Toska” në Tetovë.
“Derisa janë marrë masa zyrtare në vendin e ngjarjes, një person ka filluar zënkë verbale me policë duke i ofenduar dhe kërcënuar. Pasi nga ana e policisë është paralajmëruar ai ka goditur njërin nga nëpunësit policor. Personi menjëherë është arrestuar dhe dërguar në stacion të policisë ku dhe është zbuluar identiteti i tij dhe është konstatuar se bëhet fjalë për një 16 vjeçar nga Tetova. Kundër tij do të ngritët parashtresë adekuate”, ka thënë Josifovski.