Tetovë, vendosen 9000 poça elektrik për ndriçim publik

Komuna e Tetovës ka filluar me vendosjen e 9000 poçave elektrike për ndriçimit publik LED në të gjitha tre bulevardet kryesore të qytetit. Kjo masë jo vetëm që ul konsumin e energjisë elektrike për rreth 62%, por gjithashtu ndihmon në reduktimin e emetimit të CO2, duke kontribuar kështu në mbrojtjen e mjedisit.
Ky projekt ka një ndikim pozitiv të shumanshëm, duke përmirësuar sigurinë për qytetarët dhe cilësinë e jetesës së tyre. Duke vazhduar me këtë rrugë gradualisht, po adresojmë me sukses shumë nga sfidat që ka qyteti ynë. Për ne, Tetova është shumë e rëndësishme, dhe kemi një angazhim të vazhdueshëm për të ndërtuar dhe zhvilluar çdo pjesë të saj.

Marketing