Mbrëmë rreth orës 24.00 në udhëkryqin mesë rrugës regjionale Radiovcë-Bërvanicë, dhe rrugës lokale për në fshatin Çellopek të Tetovës, vetura e tipit ,,Golf,, me targa të Tetovës, të cilën e ka drejtuar 28-vjeçari G.Z. nga fshati Neproshten, ka humbur kontrollin dhe ka fluturuar nga rruga ku është përplasur me një shtyllë elektrike prej druri.
Pas fluturimit dhe përplasjes me shtyllën, bashkudhëtarët në veturë D.D. 24-vjeç nga fshati Leshkë, dhe M.B. 27-vjeçë, nga fshati Saraqinë, kanë marrur lëndime të rënda trupore, ndërsa shoferi G.Z. ka marrur lëndime të lehta trupore. Pas dhënies së ndihmës mjekësore në Spitalin klinik të Tetovës, janë lëshuar për mjekim shtëpiak.
Janë kryer hetimet në vendin e ngjarjes, dhe punohet në përcaktimin e shkakut të aksidentit, dhe detajet tjera në veçanti.