Tetovë, vizat e bardha për këmbësorë s’janë askund! Policia padit komunën në Prokurori

Në rrugët e Tetovës ka filluar sanimi i gropave, por mungojnë vizat e bardha. Këmbësorët në të shumtën e rasteve nuk dinë ku ta kalojnë rrugën, ndërsa kjo bën pengesa edhe tek shoferët. Edhe Sektori për komunikacion rrugor pas inspektimeve në terren ka konstatuar se në qytet mungon sinjalizimi si horizontal.

Marketing

Zorançe Talev komandat i policisë rrugore thotë se para 6 muajve e kanë njoftuar komunën e Tetovës për këtë gjendje, por nuk është ndërmarrë asgjë, andaj kanë parashtruar padi pranë gjykatës së Tetovës.

“Në rastin konkret mund të ju them se sa i përket komunës së Tetovës me datë 17 shkurt të vitit 2022, pra këtë vit është kryer kontroll në terren edhe përmes një proces verbali janë njoftuar se gjendja me rrugët, gropat , sinjalizimit vertikal edhe horizontal nuk është në rregull edhe cilët punë do të duhet të rregullohen. Ndërsa sa i përket sinjalizimit horizontal përsëri është kryer kontroll në terren me 15 qershor, dhe është parë se nuk është rregulluar. Për atë shkak ne si stacion policor dërguam parashtresë në Gjykatën themelore të Tetovës”, tha Zoranç Talev, komandat i policisë së komunikacionit.

Nga komuna e Tetovës thonë se procesi i tenderimit ka nisur dhe se është në procedurë.

“Në lidhje me shenjëzimin e vizave të bardha në qytetin e Tetovës është hapur prokurim publik dhe i njëjti është në procedurë e sipër. Pas kësaj kompania fituese do të jetë e obliguar që të kujdeset në kontinuitet edhe për mirëmbajtjen e tyre nga dëmtimet e natyrave të ndryshme. Thonë nga Komuna e Tetovës.

Sipas policisë rrugore jo vetëm vizëbardhat, në Tetovë mungojnë edhe e shumë shenjë tjera të komunikacionit. https://youtu.be/Mm2EKt8cpJo