Tetovë, votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit

Edhe në Tetovë votojnë sot personat të cilët nuk kanë mundeësi shëndetësore që nesër të votojnë në vend votimet e tyre. Nazmi Dauti nga KSHZ Tetovë tha se procesi është duku u realizuar dhe nuk ka pasur ndonjë problem.

Marketing

Sipas tij sot pritet të votojnë 58 persona që janë paraqitur për të votuar edhe në raundin e parë dhe të dytin.

“Gjithsej i kemi 58 votues të sëmurë, të paaftë, të cilët do të realizojnë të drejtën e tyre kushtetuese, që e kanë të garantuar me ligj. Kemi edhe dy persona me Covid 19 që kanë aktvendim nga Inspektoriati shtetëror Sanitar dhe ato sot do realizojnë të drejtën e tyre të votës” – tha Nazmi Dauti, Sekretar i KSHZ-së në Tetovë .

Dauti tha se sot të drejtën e votës e shfrytëzojnë edhe të burgosurit në Tetovë.

“Sa për informat është duke u realizuar procesi i votimit edhe në burgun e Tetovës, ku gjithsej të drejtën e votës e kanë 65 persona” – u shpreh Dauti.

Procesi i votimit për këta persona shkon me metoden e vjetër të votimit duke mos e futur në funksion aparatin për identifikim tha Dauti

Marketing