Tetovë, zvogëlohet numri i të infektuarve me Covid-19

Në spitalin e Tetovës numri i të hospitalizuarve dhe i kontrollimeve të pacientëve në ambulant është zvogëluar dukshëm, theksoi drejtori i qendrës Covid, Gëzim Nuredini. Ai tha se sot ka humbur jetën një person si pasoj e Covid-19.

Marketing

“Tani për tani kemi 57 pacientë të hospitalizuar, ndërsa numri në ambulancë ka një zvogëlim të dukshëm të numrit të pacientëve edhe për fat të keq kemi edhe një rast vdekje i vitit 1949 që nuk mundi të kalojë këtë gjendje.”,- deklaroi përgjegjësi i Qendrës Covid – Tetovë, Gëzim Nuredini.

MSh: Dje janë vaksinuar 16.737 qytetarë

Ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë njofton se deri dje janë vaksinuar 754.271 qytetarë. Dozën e parë dje e kanë marrë 1.959, kurse gjithsej janë vaksinuar 16.737 qytetarë.

“Qytetarët pa termin të caktuar vaksinohen në punktet ekzistuese të vendit. Fëmijët nga 12 deri 18 vjeç vaksinohen me pëlqim të prindit. Vaksinat janë të sigurta dhe efikas dhe paraqesin mënyrën e vetme që të mposhtet pandemia. Vetëm me vaksinimin komplet parandalohet forma e rëndë e sëmundjes dhe zvogëlohen gjasat që infektimet të përfundojnë me fatalitet” – informojnë nga Ministria e Shëndetësisë.

Në vendin tonë janë aplikuar 1.358.067 doza të vaksinave kurse janë rivaksinuar 603.795 qytetarë. Me shifrat e fundit, 54% e popullatës mbi 40 vjeç dhe 30% e grupmoshës mbi 18 – 39 vjeç ka marrë të paktën një dozë të vaksinës.