Teuta Arifi, favorite për ambasadore e Maqedonisë së Veriut në SHBA

Teuta Arifi, si e nominuar e BDI-së, është favoriti më i madh për t’u bërë ambasadori i ri i Maqedonisë së Veriut në Uashington.

Marketing

Profesori Lubomir Fërçkoski është gjithashtu zgjedhja më e afërt për këtë pozicion të ambasadorit, si propozim nga Presidenti Stevo Pendarovski, diplomati Paskal Stojçevski, si propozim nga Ministri i Jashtëm, Nikolla Dimitrov, por udhëheqësi i BDI-së, Ali Ahmeti insistoi që këtë pozitë ta marr partia e tij, shkruan magazin.mk.

Këta tre emra janë kristalizuar në dy javët e kaluara të negociatave intensive për të mbushur disa nga 25 vendet bosha të ambasadave të Maqedonisë. Ndër misionet diplomatike aktualisht pa ambasadorë janë edhe ato në Pekin, Romë, Beograd, Athinë dhe Kombet e Bashkuara.