Kandidatja për kryetare komune në Tetovë, Teuta Arifi sot realizoi një takim me shoqatën e pensionistëve të Tetovës.
“Sipas agjendës së ditës së sotme kemi një bashkëbisedim, prezantim të pjesës tonë të planit për zhvillim urban. Me arkitektët dhe me urabnistët. Ideja është që të prezantojmë pjesën tonë të programit që ka të bëjë me zhvillimin urban, të gjitha idetë tona, për sa i përket sheshit të qytetit, zgjidhjeve tjera urbanistike për qytetin, dhe për ne është shumë e vlefshme gjithmonë. Kemi qenë në komunikim me këtë pjesë të rëndësishme të atyre që mendojnë dhe veprojnë në këtë drejtim, prandaj edhe ky bashkëbisedim kryesisht ka të bëjë me prezantimin dhe marrjen e ideve shtese per sa i perket zhvillimit urban të qytetit.Kurse pas kësaj takimi që vjen është takimi me udhëheqsinë e shoqatës së pensionistëve dhe me pensionistët.
Ne gjithmonë kemi qenë në komunikim të afërt me këtë shoqatë, kemi përkrahur aktivitetet e tyre, gjithmonë për të bërë balansin ndërjmet punës për të rinjtë por edhe përkujdesjen për moshën e tretë, për moshën e shtyer, e cila gjithmonë ka nevojë që të jetë jo vetëm aktive por edhe me shëndet të mirë.