Teuta Arifi takon Kryeshefin e SPB Tetovë

E para e Komunës së Tetovës Teuta Arifi sot është ndalur në Sektorin e punëve të brendshme në Tetovë.

Marketing

Ajo në llogarinë e saj të rrjetit social facebook shkruan:
Në hapësirat e Sektorit për Punë të Brendshme takova Kryeshefin e Sektorit z.Amir Dalipi, Komandantin e Stacionit Policorë dhe drejtues tjerë të këtij Institucioni të një rëndësie të veçantë.

Diskutuam rreth bashkëpunimit midis dy Institucioneve, për sfidat që na presin në të ardhmen.

Kemi pasur një bashkëpunim të shkëlqyer më kupolën e re drejtuese të MPB-së në veçanti me SPB-në e Tetovës.

Bashkëpunimi me SPB-në është jetik për sa i takon rendit dhe punëve të qytetit. Kemi pasur aksione të përbashkëta për sa i takon lirimit të hapësirave publike, asistencës gjatë rrënimeve të objekteve të ndryshme të cilat kanë qenë në kundërshtim me dispozitat ligjore të Republikës së Maqedonisë.
Bashkë drejtë sfidave të reja që presin. Bashkë për një Tetovë Urbane.

Marketing