Tevdovski: 28,7 milionë euro nga BB për kopshte të reja dhe avancimin e shërbimeve sociale

Ministria e Financave do të lidhë marrëveshje me Bankën Botërore për sigurimin e mjeteve me vlerë prej 28,7 milionë eurosh për avancimin e shërbimeve sociale.

Marketing

Projekti, siç theksoi ministri i Financave Dragan Tevdovski gjatë elaborimit të Propozim ligjit në Kuvend, përfshin zgjerimin e kapaciteteve për kujdesin dhe edukimin parashkollor përmes ndërtimit të objekteve të reja dhe tjetërsimin apo ndërtesa shtesë në infrastrukturën ekzistuese të institucioneve parashkollore.

Propozim ligji me të cilin do të mundësohet financimi i Projektit për avancimin në shërbimet sociale sot hyn në procedurë të Kuvendit.

Marketing