Borxhi publik është vendosur nën kontroll, ndërsa këtë vit janë bërë dhjetëra reforma kyçe për sistem më të mirë të financave publike, vlerësoi sot ministri i Financave Dragan Tevdoski.
Ai potencoi se me reformën tatimore do të sigurohet sistem tatimor korrekt dhe konsolidim gradual fiskal. Reforma pensionale do ta stabilizojë FSPI dhe do ta zvogëlojë deficitin në Fond, ndërsa reforma e sistemit social do të garantojë të ardhura minimale dhe përcaktim më të mirë të transferimeve sociale.
“Këtë vit kemi rreth dhjetë reforma kyçe në financat publike. Borxhi publik është vendosur nën kontroll dhe zbatohet konsolidimi fiskal gradual. Në vitin 2016 borxhi publik arrinte 48.8 për qind, ndërsa sot është 48.2 për qind. Është rritur besimi te investuesit,e cila ndikoi në uljen e normës së interesit dhe rritjen e afateve e instrumenteve. Këtë vit kemi lëshuar bono 30-vjeçar si dhe eurobondi më i suksesshme deri tani historikisht me normë më të ulët interesi prej 2.75 për qind. Konsolidimi fiskal zbatohet gradualisht drejt qëndrueshmërisë së borxhit publik, ndërsa gjatë vitit të ardhshëm projektuam deficit më të ulët në krahasim këtë vit, si përqindje e BPV-së dhe në vlerë absolute”, tha Tevdovski në takimin e sotëm me gazetarët.
Ministri theksoi edhe se Qeveria ka bërë zgjidhje sistemore për detyrimit e mbetura nga pushteti paraprak.
“Fillimisht ne kemi krijuar ligj dhe platforma për evidentim të obligueshëm të detyrimeve të mbetura nga ana e institucioneve, komunave, fondeve. Pastaj u qasëm drejtë zgjidhjes së problemit dhe një pjesë e problemeve janë servisuar. Kemi bërë mekanizma ligjore të cilët do të parandalojnë grumbullimin e detyrimeve të reja”, tha Tevdoski.
Në kontekst të dhjetëra reformave kyçe, Tevdoski përmendi se sistemi për furnizimeve publike është harmonizuar me standardet evropiane, si dhe se Qeveria lufton kundër korrupsionit përmes masave për parandalimin e larjes së parave. Ai potencoi se janë vendosur mjete si fletëparaqitje të plotësuara vjetore dhe masa të tjera të cilat i lehtësojnë procedurat për qytetarët dhe firmat.
Ministri tha se në vazhdimësi punohet për përmirësimin e transparencës fiskale, si mekanizëm më i mirë për kontroll të menaxhimit të financave publike.
Sipas Tevdoskit, ekonominë këtë vit e shënuan rritja e pagave, ulja e papunësisë, si dhe kthimi i besimit te investuesit.
“Pagat në përfundim me tetorin u rritën për 5,7 për qind. Papunësia është zvogëluar dukshëm dhe arrin diku 20 për qind. Janë hapur mbi 14 mijë vende të reja pune. Investimet e huaja të drejtpërdrejt janë dukshëm më të larta në krahasim me vitin e kaluar. Prodhimi industrial në vazhdimësi shënon rezultate të mira, ndërsa eksporti ka rritje dyshifrore”, potencoi Tevdoski.
Në Buxhetin për vitin 2019, shtoi janë paraparë rritje e pagave në shëndetësi, arsim, më shumë mjete deri tani për masa aktive për punësim, më shumë mjete për mbështetjen e ndërmarrjeve, mjete për projekte të mëdha infrastrukturore.
Ai në vitin 2019 pret rezultate nga reformat e ndërmarre në vitin 2018, gjegjësisht pagat të rriten, papunësia të ulet, investimet të rriten, ndërsa borxhi publik të mbetet në nivel të kontrolluar.