Tevdovski-Gerard:Të thellohet bashkëpunimi me Holandën

Ministri i Financave Dragan Tevdovski realizoi takim me Albert Gerard, ish-ministër i Punëve të Jashtme i Holandës dhe me ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë, Vilem Vauter Plomp.

Marketing

Në takim, informoi Ministria e Financave, janë diskutuar mundësitë për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve.
Të dyja palët konstatuan se ekziston hapësirë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik, projekte dhe investime të reja.

Këmbimi tregtar me Holandën në gjashtë muajt e parë të këtij viti është 5,8 miliardë denarë dhe është për 20 për qind më i lartë prej vitit të kaluar. Më pas, eksporti në këtë periudhë është rritur për 23 për qind dhe është 2,5 miliardë denarë.
Ministri Tevdovski, theksoi se Holanda jep mbështetje shumë të rëndësishme për reformat të cilat bëhen në financat publike të RM-së.

U theksua edhe transparenca fiskale e cila është rritur në mënyrë të konsiderueshme periudhën e kaluar.
Muajin e kaluar ministritë e Financave të Maqedonisë dhe të Holandës nënshkruan Bashkëpunim bileteral për vitin 2018-2019, përmes së cilit u dakordua bashkëpunimi midis dy ministrive.

Deri më tani, Holanda ka ndarë mjete në lartësi prej rreth 150.000.000 euro për mbështetjen e projekteve në Republikën e Maqedonisë.

Ambasada e Holandës në Republikën e Maqedonisë në vit siguron mbështetje financiare prej rreth 1,2 milionë euro, me fokus në demokracinë dhe qeverisjen e së drejtës.