Tevdovski mbështet zgjidhjen që pensionistët të mos shkojnë për regjistrin në DAP

Ministri i Financave, Dragan Tevdovski sot deklaroi se e mbështetë gjetjen e zgjidhjes me të cilën do të mundësohet që pensionistët pa të ardhura shtesë të mos kenë obligim të shkojnë në Drejtorinë për të ardhura publike me projektin e ri për regjistrim të të ardhurave.

Marketing

“Që t’u dalim në ndihmë qytetarëve, DAP-i po punon në zgjidhjen që t’u lehtësohet pensionistëve të cilët nuk kanë të ardhura shtesë jashtë pensioneve që praktikisht madje edhe të mos kenë nevojë të shkojnë në DAP. Kjo, para së gjithash, është punë e DAP-it, por unë personalisht mbështes një zgjidhje të tillë dhe konsideroj se DAP-i për momentin po punon në shqyrtimin e zgjidhjes për t’i lehtësuar pensionistët. Mendoj se DAP-i do të mund të gjejë diçka me çka do lehtësoheshin pensionistët”, tha Tevdovski.

Ai theksoi se projekti që e zbaton DAP-i, ka filluar nga qeveria e kaluar, është mbështetur me para nga BE-ja, ndërsa ideja është të përmirësohen kushtet e Drejtorisë ndaj qytetarëve. Duhet të mundësohet që në vend se qytetarët si me vite prapa vetë të plotësojnë paraqitjen, për ta atë ta bëjë drejtoria tatimore dhe me atë rast vetëm t’u tregohet nëse e miratojnë apo jo”, tha Tevdovski, pas nënshkrimit të Marrëveshjes për kredi nga BERZH-i për modernizimin e rrugës Kriva Pallankë – Deve Bair.

Marketing