Tevdovski: Me sukses u realizua Programi për reforma në menaxhimin me financat publike

Me sukses u realizua Programi për reforma të menaxhimit me financat publike. Vitin e kaluar janë zbatuar më shumë aktivitete të parapara në Planin Veprues, ndërsa pres edhe sivjet të vazhdojmë me tempo akoma më të përforcuar, theksoi ministri i Financave, Dragan Tevdovski në takimin e Këshillit për menaxhim me financat publike që u mbajt në Ministrinë e Financave.

Marketing

Në seancën e sotme të Këshillit u diskutua për Projekt – raportin për ndjekjen vjetore të zbatimit të Planit Veprues për Programin për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2018, për periudhën dhjetor 2017 – dhjetor 2018 dhe për Projekt – planin veprues për zbatimin e Programit për reforma në menaxhimin me financat publike për vitin 2019.

“Në vitin 2018 angazhimet tona janë fokusuar në përmirësimin e legjislativës në disa sfera thelbësore: planifikim dhe buxhetim, furnizime publike, kontroll i brendshëm financiar publik dhe manxhim me borxhin publik”, tha ministri Tevdovski dhe shtoi se është i kënaqur prej rezultateve duke e pasur parasysh se numri më i madh i aktiviteteve të parapara, rreth 81 për qind kanë përfunduar në tërësi ose pjesërisht.

Është bërë, vlerësoi, edhe progres i konsiderueshëm në procesin e përgatitjes së një ligji të ri për buxhet, i cili do të përfshijë dispozita për rregulla fiskale dhe Këshillë fiskale, është sjellë Ligj i ri për furnizime publike që do të fillojë të zbatohet prej 1 prillit të këtij viti, në vijim është përgatitja e ligjit të ri për kontroll të brendshëm financiar në sektorin publik, është finalizuar strategjia për zhvillimin e kontrollit publik të brendshëm financiar për periudhën 2019-2021, u sollën ndryshime në Ligjin për inspektim financiar në sektorin publik, Ligjin për ndryshimin e Ligjit për borxh publik është në procedurë kuvendore, ndërsa është përgatitur edhe Strategji për reforma në sistemin tatimor.

Ministria e Financave në vazhdimësi punon në përmirësimin e transparencës në menaxhimin me financat publike. Në këtë drejtim është edhe ueb aplikacioni Buxhet qytetar, ndërsa për momentin është duke u punuar edhe në krijimin e portalit “Financa të hapura”.

“Proceset reformuese do të vazhdojnë edhe në periudhën e ardhshme që do të reflektojë në Projekt – Planin veprues të ri për vitin 2019”, tha Tevdovski.

Këshilli për menaxhim me financat publike është vendosur si trup koordinues të Qeverisë për ndjekjen e zbatimit të reformave të parapara me Programin për reforma të menaxhimit me financat publike 2018 -2021.

Në Këshill bëjnë pjesë zëvendëskryeministrat Koço Angjushev dhe Bujar Osmani, ministrat Kreshnik Bekteshi dhe Damjan Mançevski, drejtori i Drejtorisë doganore, Gjoko Tanasoski, Sanja Lukarevska, drejtor i Drejtorisë për të Ardhura Publike, Bardhyl Nasufi, drejtori i Byrosë për furnizime publike, Apostol Simovski, drejtori i Entit Shtetëror për Statistikë, Kirill Karanfillov, kryetari i Komisionit Shtetëror për ankesa për furnizime publike dhe Naser Ademi zëvendësrevizor kryesor shtetëror.

Marketing