Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim do të kyçet në ndërtimin e autostradave Shkup- Bllacë dhe Kërçovë- Gostivar, gjegjësisht pjesën e parë Kërçovë- Bukojçani.
Këtë e ka paralajmëruar ministri i Financave Dragan Tevdovski në takimet vjetore të BERZH që po mbahen në Sarajevë.
“Kemi dakorduar përkrahje për periudhën e ardhshme, për ndërtimin e rrugëve të rëndësishme në vendin tonë”, ka thënë Tevdovski.
Ai ka shtuar se kërkohen dhe janë siguruar edhe mjete grant për ndërtimin e këtyre rrugëve.
Për Kërçovë- Bukojçan nëpërmjet Instrumentit të Ballkanit Perëndimor janë siguruar 20 milionë euro, ndërsa për Shkup- Bllacë pritet grant nga BERZH prej 27 milionë euro deri në fund të vitit.