Tevdovski: Nga ky vit të gjitha deklaratat doganore do të dorëzohen në mënyrë elektronike

Këtë vit, të gjitha deklaratat doganore dhe dokumentet e akcizave do të përpunohen në mënyrë elektronike. Këtë e theksoi sot ministri i Financave, Dragan Tevdovski gjatë vizitës së tij në Drejtorinë e Doganave.

Marketing

Sistemi i menaxhimit të deklaratave doganore do të fillojë në fillim të shkurtit me zbatimin e 11 pilot projekteve, ndërsa nga mesi i vitit do të fillojë të zbatohet në të gjitha zyrat doganore në vend.

Sistemi për përpunimin e deklaratave doganore dhe dokumentet e akcizës do të mundësojë shkëmbimin e të dhënave me institucionet e tjera të tilla si Drejtoria e të Ardhurave Publike gjatë paraqitjes së kthimit të TVSH-së, lajmërimi që ka të bëjë me deklaratat e paraqitura doganore apo me Institutin për Statistika dhe Bankën Kombëtare për të dhënat për import dhe eksport.

Në gjysmën e parë e vitit do të jetë lëshohet dhe një terminal i ri në vendkalimin kufitar Qafthanë. Zgjerimi i terminalit doganorë në Qafthanë, përfshinë 9.5 mijë m2, rrugët qasje, objektet për doganat dhe organeve të tjera të inspektimit dhe rindërtimin e objekteve ekzistuese.

Vitin e kaluar u lëshua në përdorim edhe terminali i ri doganor në vendkalimin kufitar Tabanoc. Ndërtimin e terminalit, mundëson lehtësimin e tregtisë ndërkufitare të korridorit 10 dhe zbatimin e procedurave doganore sipas kapaciteteve moderne.