Tevdovski: Po digjitalizohen shërbimet e DAP-it dhe Doganës për firmat

Kthim në kohë dhe jo-selektiv të TVSH-së përmes një moduli për kthim automatik, ndjekje elektronik të planeve për furnizime publike si dhe përpilim elektronik të deklaratave doganore dhe dokumenteve të akcizës. Ministria e Financave, së bashku me DAP-in dhe Drejtorinë e Doganave, vitin e kaluar ka punuar në digjitalizimin e proceseve me qëllim të përmirësimit të shërbimeve për qytetarët dhe kompanitë.

Marketing

“Drejtoria e të Ardhurave Publike ka krijuar Modul për kthim automatik të tatimeve ndaj gjithë tatimpaguesve. Qëllimi kryesor është kthim i saktë dhe në kohë i tatimeve ndaj tatimpaguesve”, informon ministri i Financave Dragan Tevdoski.

Moduli për kthim automatik siç thonë nga Ministria e Financave do të fillojë gjatë këtij viti.

Paralelisht, në drejtim të përmirësimit të shërbimeve për firmat, vitin e kaluar, Ministria ka punuar me Drejtorinë e Doganave në sistemin për menaxhim me deklarata doganore.
Sistemi për menaxhim me deklaratat doganore në fillim të shkurtit do të fillojë të zbatohet si pilot-projekti në 11 zyrave doganore, ndërsa nga mesi i vitit do të fillojë të zbatohet në të gjitha zyrat doganore në vend.

Sistemi për përpilimin e deklaratave doganore dhe dokumenteve akcizë do të mundësojë edhe këmbimin e të dhënave me institucione tjera, si për shembull, me Drejtorinë e të Ardhurave Publike gjatë parashtrimit të fletëparaqitjeve të TVSH me të cilat parashtrohen edhe deklaratat doganore apo me Entin për Statistikë dhe Bankën Popullore për të dhëna për eksport dhe import.