Në buxhetin e Republikës së Maqedonisë ka pagesë të shkëlqyer të të ardhurave, ka likuiditet të shkëlqyer, ndërsa bëjmë presion serioz për realizimin e të ardhurave të parashikuara. Ajo që më gëzon është se kemi rritje te të ardhurat e kontributeve, që përputhet me rritjen e pagave, thotë ministri i Financave Dragan Tevdovski, në intervistë për MIA-n.
Kah fundi i muajit, siç thotë ministri, do ta shpallin edhe raportin për muajin gusht, duke potencuar se ajo që shihet si trend në tetë muajt e parë është rritja e të ardhurave tatimore të fitimit.
“Presim rritje rreth 30 milion euro te tatimi i fitimit deri në gusht. Kjo është shenjë e qartë se firmat rikuperohen dhe ekonomia mbetet në këmbë. Të dhënat e fundit për prodhimtarinë industriale në muajin gusht tregojnë rritje të lartë prej 8,4 për qind në krahahim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar”, thekson Tevdovski.
Sipas të dhënave të investimeve të huaja direkte (IHD), siç shton, ka rritje të lartë në krahasim me vitin e kaluar.
“IHD në gjysmën e parë të vitit arriti 327 milion euro. Vetëm në krahasim me vitin 2017 për tërë vitin IHD arritën 227 milion euro. Qeveria edhe më tutje do të vazhdojë të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik. Me kahëzimin e qartë drejt BE-dhe NATO-s, kjo gjendje edhe më shumë do të përmirësohet”, thotë ministri Tevdovski.