Përshpejtimi i rritjes ekonomike vazhdon, gjë e cila e arsyeton rritjen prej 3.5 për qind. Nëse ruhet kjo rritje solide, ai projeksion mund të tejkalohet, thotë ministri i Financave Dragan Tevdovski.
“Rritja prej 4.1 për qind në tremujorin e parë është në bazë të zgjeruar, apo ka rritje tek të gjitha sektorët kyç. Kjo i konfirmon lëvizjet pozitive tjera: prodhimin industrial, eksportin, kreditimin e ndërmarrjeve, pagesës së të ardhurave. Njëherësh, të gjitha këto rezultate pozitive janë konfirmim i politikës fiskale dhe të politikave të Qeverisë”, ka thënë Tevdovski, informojnë nga kabineti i tij.
Rritja prej shtatë për qind në ndërtimtari, thuhet në komunikatë bazohet para së gjithash në ndërtimet e ulëta dhe konfirmon se investimet kapitale po marrin hovin. Ndërtimi i rrugëve nga ana e Ndërmarrjes publike për rrugë shtetërore është rritur për 200 për qind.
“Këtu shihet ndikimi i rritjes së rrogave dhe rritjes së punësimit. Sipas të dhënave të fundit rrogat në mars janë rritur për 3.8 për qind që ndërlidhet me rritjen rekorde prej 5.9 për qind në vitin 2018. Kemi masa serioze për mbështetje me qëllim pagat të rriten, ndërsa firmat ta rrisin produktivitetin. Qëllimi jonë është njerëzit të punësohen dhe mirë të paguhen”, ka thënë Tevdovski.
Ai ka shtuar se nga transferimi i pushtetit ka rreth 50 mijë më shumë të punësuar dhe rreth 45 mijë më pak të papunë.
“Rënie të papunësisë ka tek të rinjtë. Tek ta papunësia në këtë periudhë është më e ulët për dhjetë për qind”, nënvizon Tevdovski.
Ai ka shtuar se kjo është ulje lartë dhe është rezultat i masave aktive. Në Buxhetin për vitin 2019 janë paraparë 1.1 miliardë denarë, thuhet mes tjerash në komunikatën e Ministrisë së Financave.