Tevdovski: Sektori privat për herë të parë është bartës i rritjes ekonomike

Vitin e kaluar sektori privat për herë të parë e tërhoqi ekonominë dhe është bartës i rritjes, vlerësoi ministri i Financave Dragan Tevdovski.

Marketing

“Shumë vite bartës i rritjes ishte intervenimi shtetëror në projekte joproduktive, kryesisht në projektin “Shkupi 2014″. Tani nëse i shohim treguesit makroekonomikë, rritjen e prodhimtarisë industriale e cila është më e lartë për pesë për qind dhe eksporti i cili ka shkallë dyshifrore të rritjes dhe tregues tjerë e qartë është se sektori privat filloi të lëvizë në ekonomi”, tha Tevdovski në përgjigje të pyetjes në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri për Propozim-ribalancin e Buxhetit për vitin 2018.

Përpjekja jonë me ribalancin, shtoi, është si të injektohet likuiditeti në sektorin privat i cili do të mundësojë të shkojmë më tutje.

“Viti i kaluar ishte viti i parë pas një dekade në të cilin është zvogëluar borxhi publik si përqindje e BPV-së. Praktikisht e ndërpremë dinamikën e detyrimeve e cila ishte shumë e fuqishme nga viti 2008 deri në vitin 2016. Tani nuk ekziston detyrim për projekte joproduktive dhe flasim për diçka që i duhet ekonomisë – investimet në rrugë, hekurudha, në çka Qeveria me mund ka punuar që të zhvillohen”, tha Tevdovski.

Një nga matrat kryesore të dekadës së fundit, potencon, ishte se rritja para se gjithash i është detyruar intervenimit shtetëror dhe atë kryesisht në projekte për fasada, diçka që nuk i duhet ekonomisë.

Maqedonia shtoi për herë të parë këtë vit filloi të japë obligacione 30-të vjeçare. Deri tani afati më i gjatë i obligacioneve ishte 15 vjet.

“Kjo do të thotë se nëse dikush sot investon para në obligacionet e Maqedonisë dhe beson se ato para do t’i paguhen, përkatësisht që ekonomia shkon si duhet”, potencon Tevdovski dhe shtoi se seriozisht janë zvogëluar edhe normat e interesit.

“Dëshmitarë jemi se investimet kapitale kanë realizim më të lartë në kualtarin e fundit të këtij viti. Atë mund ta presim edhe sivjet, sepse ashtu ishte edhe vitin e kaluar edhe në të gjitha vitet paraprake. Që të arrijmë deri te ribalanci kemi bërë mbledhje me të gjithë shfrytëzuesit e linjave ministrore dhe buxhetore të cilët kanë investime më serioze të kapitalit dhe nga ata morëm bindje se realizimi do të jetë siç duhet. Besoj se ashtu edhe do të realizohet”, tha Tevdovski.