Tha që nuk e meriton famë, Samanta i kundërpërgjigjet Young Zerkës

Këngëtari Young Zerka mbrëmë (e shtunë), në mesin e shumë artistëve shqiptarë ishte i pranishëm në emisionin “Shiko Kush Luan”.

Marketing

Përveç lojërave të shumta dhe mjaft argëtuese, në këtë emision shpesh yjet ndajnë gjëra të rëndësishme nga jeta dhe karriera e tyre profesionale.

Kështu, Zerka mbrëmë në njërën prej lojërave, qëlloi fotografinë e këngëtares Samanta Karavella, si emër që nuk e meriton famën që ka.

Pak orë pas kësaj, artistja shqiptare ka reaguar përmes disa postimeve të hedhura në rrjetin social, Instagram.
“Nuk të shkojnë armët ty, karaoket i bëje më mirë dikur në koncertet e mia”, ka shkruar në njërin postim Karavella, duke mos e lënë me kaq.

“Eh pra, ‘pas një buri’ (pa rr) fshihet një grua e suksesshme si e jotja”, është përshkrimi i postimit tjetër të këngëtares, në të cilin e thumbon edhe Ronela Hajatin.