Skender Rexhep Zejdi ka reaguar pas deklaratës së Menduh Thaçit i cili u shpreh se do ti jep 10 mijë shuplaka Adnan Osmailit pornarit të Logos A. Zejdi thotë se Adnani me kontributin e tij në fushën e arsimit dhe humanizmit ka lënë gjurma të pashlyera me të cilat është i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe shumë më gjërë.
Ndërsa për Menduh Thaçin thotë se gjithë jetës së tij ka nxitur luftë vëllavrasëse me pasoja të rënda mbi shqiptarët dhe i cili shkaut i është betuar deri në vdekje, përcjellë TS.
“Para se të jem pjestar i një subjekti politik, jam njeri dhe mik si dhe person që i çmon vlerat.
Është më shumë se nder dhe privilegj të kesh mik njeriun dhe intelektualin i cili me kontributin e tij në fushën e arsimit dhe humanizmit ka lënë gjurma të pashlyera me të cilat është i njohur në të gjitha trojet shqiptare dhe shumë më gjërë.
Kontributin e madh intelektual dhe kombëtar të tij, nuk e zbeh një individ i pashpresë dhe i tërbuar, i cili gjatë gjithë jetës së tij ka nxitur luftë vëllavrasëse me pasoja të rënda mbi shqiptarët dhe i cili shkaut i është betuar deri në vdekje” ka shkruar Zejdi duke shoqëruar edhe me një foto së bashku me Adnan Ismailin.