Thaçi deklarohet i pafajshëm, thotë se nuk i kuptoi akuzat e reja (VIDEO)

Ka nisur seanca e mëtejshme për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.

Marketing

Seanca e parë ka nisur me ish-presidentin e vendit, Hashim Thaçi, dhe e njëjta po mbahet me prezantimin e palës mbrojtëse dhe përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës, njofton Klankosova.tv.

Ish-presidenti i Kosovës deklaroi se i ka pranuar akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar dhe të ndryshuar më 29 prill, veçse të njëjtën nuk e ka kuptuar.

Zotëri Thaçi dua të ju kujtoj se nuk është koha për të kundërshtuar akuzat e reja, por, thjesht për të pranuar se i keni kuptuar këto akuza. Ju do të keni kohën e nevojshme për të kundërshtuar akuzat me ndihmën e avokatit tuaj. A i kuptoni akuzat e reja në aktakuzën e konfirmuar?

“Nuk i kam kuptuar pasi nuk kam pasur mundësi t’i lexoj pasi që janë shumë të redaktuara” deklaroi Thaçi.

Edhe avokati i Thaçit, Gregory Kehoe, deklaroi se ka pasur redaktime të shumta edhe në aktakuzat paraprake e edhe në aktakuzën e ndryshuar.

“Si shumica e akuzave, ato janë shumë të redaktuara. Kjo e bën klientin tim, zotëri Thaçi dhe të tjerët të mos kenë mundësi të kuptohen se çfarë po paraqet Prokuroria e Specializuar. Ata vazhdojnë të shtojnë volume materialesh me redaktime të shumta. Në këtë moment nuk po shtohet ndonjë gjë e madhe, se me këto redaktime është e pamundshme të kuptohet se për çfarë bëhet fjalë”, tha ai në seancën që po vazhdon.

Megjithatë, Thaçi thotë se deklarohet i pafajshëm edhe pse nuk i ka kuptuar akuzat e reja.

“Nuk kam çfarë të shtojë, por deklarohem i pafajshëm megjithëse ende s’kam arritur që ta lexojë aktakuzën, por deklarohem i pafajshëm”.

“Zotëri gjyqtar theksova se amendamentet tuaja janë shumë të redaktuara nuk mund t’i lexojë, nuk kam arritur dhe prandaj s’i kam kuptuar , por deklarohem i pafajshëm”, përfundoi ai.