Thaçi dekreton pakon e ligjeve për reformën në drejtësi

Presidenti Hashim Thaçi ka dekretuar sot pakon e ligjeve për reformën në sistemin e drejtësisë.

Marketing

Lajmin e ka bërë të ditur kreu i shtetit përmes një postimi në Facebook.

“Sot e dekretova pakon e ligjeve për reformën e bërë në sistemin e drejtësisë, të cilën e kisha iniciuar që në fillim të mandatit tim. Është bërë një punë e jashtëzakonshme në sistemin e drejtësisë, duke harmonizuar plotësisht legjislacionin tonë për luftimin e krimit, korrupsionit dhe dukurive të tjera negative me standardet më të larta të vendeve të Bashkimit Evropian”.

“I përgëzoj të gjithë ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë, që punuan pandërprerë për të mundësuar reformën më të madhe në sektorin e sundimit të ligjit”, ka shkruar ai.

Marketing