Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi sot dekleraoi se shumica parlamentare është stabile. I pyetur nëse Lëvizja Besa do të lëshojë përbërjen e qeverisjes, Thaçi tha se deputetët e Besësë janë deputetë të LSDM-së.
“Mendoj se nuk do të ketë tronditje brenda shumicës parlamentare. Besa është pak e irrituar me vendvotimin në Zhelinë, deputetët e Besës janë të LSDM-së, edhe formalisht edhe joformalisht”, deklaroi mes tjerash Thaçi.
Nga ana tetjër sekretari i Lëvizjes BESA Arijanit Hoxhu shpreh se vazhdojnë konsultimet në parti për atë nëse do të vazhdojnë të mbeten pjesë e qeverisë.
“Lëvizja Besa sot dhe nesër do të vazhdojë konsultimet se si do të vazhdojmë më tej. Nuk do të lejojmë të jemi në tavolinë me njerëz që në emër të eurointegrimeve shtrembojnë vullnetin e qytetarëve”, tha mes tjerash Hoxha duke shtuar se personalisht do të jep dorëheqje nga pozita e ministrit të Bujqësisë, nëse organet e partisë vazhdojnë të jenë pjesë e qeverisë./TS/