Në parashtrimet e tyre, mbrojtja e Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit ka thënë se është e nevojshme të bëhet një konstatim shkelje për ZPS-në për mos përmbushje të detyrimeve të tyre sipas rregullës 103.
Sipas tyre, duhet të vendoset një afat për prokurorinë për të finalizuar vlerësimin si shfajësues të çdo materiali të mbetur që kanë në zotërim, brenda një muaji.
Avokati i ish presidentit Thaçi, Gregory Kehoe tha se nxjerrja e këtyre materialeve po bëhet me vonesë, pavarësisht qortimeve nga ana e gjykatësit të procedurës paraprake.
“Nuk e di saktë si ta rregullojmë këtë i nderuar gjykatës me përjashtim të ndonjë sanksioni që mund të vendoset, sepse ka një sërë dokumentesh që nuk janë zgjidhur të cilat vazhdojnë të na dorëzohen dhe nëse kjo çështje nuk rregullohet nga i nderuari gjykatës duket nuk ndodh asgjë”, u shpreh ai.