Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka ritheksuar se hyrja në NATO nuk mund të arrihet pa marrëveshjen me Serbinë.
Sipas Thaçit kushdo që të pretendon ta gjejë formulën për këtë do ta kishte mbështetjen e tij.
“Nëse dikush e gjen formulën se si ne të lëvizim drejt NATO-s pa marrëveshjen me Serbinë unë do ta duartrokisja vetëm ta gjeja atë gjeni”.
“Arritja e kësaj marrëveshjeje nënkupton përfundim të konfliktit ndërsa vazhdimi i një gjendjeje të tillë nënkupton stagnim”, ka thënë Thaçi në një intervistë në Vizion Plus.
Presidenti Thaçi ka thënë se më e vështirë ka qenë bërja e lirisë së Kosovës sesa ky projekt.
“Nuk e kam diplomacinë nga librat e kam të përjetuar nuk e kam të dëgjuar, në nivele më të larta politike kam qenë udhëheqës në negociatat me Rambujenë”.
“Jam i bindur që do të arrijmë diçka të tillë, me arritjen e marrëveshjes Kosovë- Serbi me korrigjimin e kufirit, unë punoj përkorrigjim të kufirit”.
“Do ta gjejmë dritën në fund të tunelit për t’ia arritur qëllimit edhe pse Serbia “bllanco” nuk do të pajtohet me marrëveshjen por duhet të kemi kompromise”.
“Vendimet edhe në Rambuje edhe tash i kemi marrë vet, pra vendime autonome”.