Kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi i ka quajtur krye kopuk tre liderët e partive shqiptare që po bisedojnë ditëve të fundit për koalicion tre palësh.
Ai tha se liderët e partive tjera po mundohen që nëpërmes koalcionit të sigurojnë mandatin e deputetit për vete.
Pohoi se lufta e vërtetë në këto zgjedhje do të jetë në mes PDSH-së dhe BDI-së. Ai poashtu u shpreh I bindur se kjo luftë do të fitohet nga Partia Demokratike Shqiptare.