Lideri i Partisë Demokratike Shqiptare z.Menduh Thaçi shkruan në Twiter: “Jam i bindur se Ramushi do ta fitojë edhe këtë betejë!”
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj në mbledhjen e Qeverisë.
“Dorëheqja është e parevokueshme”, ka thënë Haradinaj.
Ndërsa ka bërë të ditur se këtë vendim e ka marrë pasi atij i ka ardhur një ftesë nga Gjykata Speciale.