THAÇI: Jemi para momenteve shumë të rëndësishme për vendin

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi ka zhvilluar takim me strukturat e degës së Kumanovës dhe Likovës, ku ishin prezent kryesitë e degëve dhe kryetarët e nëndegëve përkatëse.

Marketing

Në këtë takim Thaçi foli për situatën aktuale politike me theks të veçantë për rëndësinë e implementimin të plotë të marrëveshjes me Greqinë, duke vënë në pah kontributin e lartë të faktorit ndërkombëtar SHBA dhe BE.

Thaçi gjithashtu bashkëbisedoi me strukturat partiake për veprimet e mëtutjeshme, si dhe vlerësoi se tani janë momente shumë të rëndësishme për vendi dhe rajonin dhe se PDSH do jep kontribut maksimal në lëvizjen e proceseve përpara drejt integrimit të plotë në NATO dhe BE.

Marketing