Thaçi: Jo Union Ballkanik, cenon kombin tonë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur kundër idesë për krijimin e një Unioni Ballkanik. Në Samitin e Diasporës, në Tiranë, kreu i shtetit të Kosovës tha se kjo ide cenon kombin shqiptar.

Marketing

Në asnjë rrethanë dhe me asnjë çmim nuk do lejojmë të qarkullojë si ide, edhe pse unë jam dashamirës i diskutimit të ideve, por këto ide duhet të ndërpriten. Ideja e ndonjë unioni ballkanik, është cenim i kombit tonë. Ideja për një union ballkanik është rikthim prapa për Kombin tonë. Unioni i Kosovës, por edhe i Kombit Shqiptar është unioni i BE, NATO dhe miqësia e përjetshme me SHBA. – ka thënë Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Ideja e krimit të një Unioni doganor ballkanik është hedhur nga Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç