Thaçi: Kandidati për president duhet të jetë i Qeverisë

Kryeministri Zoran Zaev vazhdon takimet me partitë shqiptare, me secilën veçmas, për gjetjen e një kandidati konsensual për president, në zgjedhjet që do të mbahen më 21 prill të këtij viti. Pas takimit me delegacionin e partisë Alternativa të udhëhequr nga kryetari Afrim Gashi, Zaev realizoi takim edhe me PDSH-në e Menduh Thaçit.

Marketing

Ky i fundit pas takimit u tha mediave se me Zaevin kanë diskutuar për disa emra të kandidatëve, por theksoi se gjatë takimit janë pajtuar që Qeveria dhe institucionet duhet të vazhdojnë procesin e normalizimit për shkak të rrugës së vendit drejt anëtarësimit në BE.

Sipas Thaçit, kandidati për president duhet të jet i Qeverisë që do të nënkuptonte vazhdimin e politikave të Qeverisë aktuale për normalizimin e situatës dhe institucioneve të sistemit.

“Unë në princip jam që duhet të jet kandidat i Qeverisë, për shkak se është simbolika e vërtetë e normalizimit të situatës më tutje. Nuk mund të themi për kandidat të veçantë për shkak se janë shumë parti në pyetje”, tha Thaçi.