Thaçi: Krimet në Kosovë janë hetuar më gjatë se krimet e luftës së dytë botërore

epa05837072 President of the Republic of Kosovo Hashim Thaci gestures during a press conference at his cabinet in Pristina, Kosovo 08 March 2017. Hashim Thaci backed up his decision he took on 07 March 2017 to submit to the Parliament the draft law on transforming the Kosovo Security Forces (KSF) into an Army. NATO Secretary General Jens Stoltenberg has released a statement saying that on 08 March 2017 he has spoken to Hashim Thaci to convey the serious concerns of NATO Allies about recent proposals by the Kosovo authorities to transform the Kosovo Security Force (KSF) into an armed force, without a constitutional change. However, should the mandate of the KSF now evolve in the way proposed, NATO will have to review its level of commitment, particularly in terms of capacity-building he said in the statement. EPA/VALDRIN XHEMAJ

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në konferencën vjetore të prokurorëve të shtetit ka goditur bashkësinë ndërkombëtare për mos hetimin e krimeve të shtetit serb në Kosovë.Ai ka theksuar se Kosova edhe pse ka qenë viktime është ndjekur e gjykuar më shumë se agresori, që ka qenë shteti i Serbisë, i cili ka kryer spastrim etnik e gjenocid ndaj popullatës civile.

Marketing

Thaçi u bëri thirrje prokurorëve që të mos e bëjnë gabimin e njëjtë që ka bërë UNMIK-u dhe EULEX-i, që nuk kanë ndjekur kriminelët serbë për krimet në Kosovë, si dhe të rrinë sa më larg nga ndikimi politik, por edhe nga ndërhyrjet apo reagimet e zyrtarëve ndërkombëtarë.

Edhe gjatë përkujtimit të masakrës së Reçakut, Thaçi ka goditur ndërkombëtarët për amnistimin e krimeve që Serbia ka kryer në Kosovë, duke mos i ndjekur kriminelët, por duke ia lënë këtë në dorë Serbisë, e cila gjithë çka ka bërë është glorifikimi dhe shpallja heronj e kriminelëve pikërisht për shkak se kanë kryer krime në Kosovë.

Marketing