Thaçi: Kuvendi duhet ta dënojë gjenocidin serb dhe të kërkojë drejtësi(Foto)

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka marrë pjesë në Tubimin Përkujtimor kushtuar Ditës së Martirëve në fshatin Korishë.

Marketing

Thaçi ka thënë se sot kujtojmë me pietetin më të lartë, me respektin dhe nderimin më të lartë shtetëror martirët e Korishës dhe fshatrave përreth, që ranë para 20 vjetësh.

“Gra, fëmijë e pleq, civilë shqiptarë, u vranë në rrethana që i imponoi shteti i Serbisë. Në rrethana që i detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre, nga oborret e tyre, nga trojet e tyre dhe dhunshëm u ngarkuan në rimorkio të zënë rob, për t’i bllokuar deri në momentin që ndodhi ajo që ndodhi”, ka thënë presidenti Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se kjo masakër dhe martirët në Korishë janë direkt viktima të gjenocidit të shtetit të Serbisë, të spastrimit etnik nga ana e shtetit të Serbisë.

Ai ka thënë se është mirë që më në fund, Kuvendi i Republikës së Kosovës ka vendosur që në mënyrë të bashkuar të lëvizet përpara me nxjerrjen e një rezolute dhe dokumenteve tjera pasuese, ku dënohet qartë gjenocidi i Serbisë i kryer në Kosovë dhe kërkohet drejtësi nga të gjitha instancat ndërkombëtare.

Marketing