Thaçi: Maqedonasit duhet të bëjnë siç thotë Bullgaria, ashtu siç kanë bërë kompromis shqiptarët në RMV

Kreu i PDSH-së, Menduh Thaçi mbrëmjen e djeshme në ClickPlus në TV21 tha se vendi duhet të bëj kompromise në kontestin me Bullgarinë, me qëllim arritjen e synimeve eurointegruese.

Marketing

“Maqedonasit duhet të jenë të jenë të vetëdijshëm se duhet të bëjnë ashtu siç thotë Bullgaria. E di që është e rëndë. Do të bëjnë ashtu siç thotë Greqia, për shkak se kompromiset në politikë janë të dhimbshme”, pohoi Thaçi në TV21.

Thaçi deklaratat për kompromis i arsyetoi duke krahasuar atë që kanë bërë shqiptarët e Maqedonisë së Veriu.

“Shqiptarët e Maqedonisë, sa janë…700-800 mijë, apo një milion, para 30 viteve kanë pasur dëshirë që të jetojnë me kosovarët, me një shtet, të jetojnë me një shtet me Shqipërinë, mirëpo është bërë kompromis, dhe tashmë nuk ka asnjë dilemë tek asnjë forcë politike, asnjë grup i vogël ekstrem. Shqiptarët e kanë kryer detyrën e vetë”, tha mes tjerash Thaçi në ClickPlus.