Thaçi: Marrëveshja me Serbinë mund të arrihet këtë vit, nëse jo, rrezikohet Rajoni

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi deklaroi se nuk ka asnjë dyshim se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet brenda këtij viti. Një marrëveshje që sipas tij do të jetë ligjërisht e detyrueshme për të dyja vendet. Kreu i shtetit të Kosovës theksoi se nëse një gjë e tillë nuk ndodh atëherë do të kishte rrezik për destabilizimin e rajonit. Ai shtoi se Kosova është e gatshme për dialog në mënyrë që të qartësohet njëherë e përgjithmonë marrëdhënia me Serbinë.

Marketing

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Europian në Bruksel, ka nisur në vitin 2011.