Thaçi në Studeniçan: Të ja kthejmë borxhin NATO-së

Partia Demokratike Shqiptare sonte zhvilloi fushatë në komunës e Studeniçanit, me moton “Një hap para PËR NATO dhe BE!

Marketing

Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi në fjalimin e tij para qytetarëve të komunës së Studenicanit mes tjerash potencoi:

Ne nëpërmjet votës me 30 Shtator do të pozicionohemi pro NATOS dhe BE-së.

Ne u kemi borxh NATO-s, të mirën që na e ka dhanë NATO neve shqiptarëve ne duhet tua kthejmë. Garancat për realizim e qëllimeve tona janë vlerat perëndimore, është PDSH që garanton këtë.

Referendumi i 30 shtatorit është një moment historik që ne duhet ta marrim seriozisht, sepse aty vendoset e ardhmja e familjeve tona. Ardhmëria jonë është të bëhemi pjesë e aleancës më të fuqishme politike-ushtarake NATO-s dhe aleancës më të fuqishme ekonomike Bashkimit Evropian.

Është përgjegjësia jonë si qytetarë dhe shqiptarë që në referendum ta vulosim përcaktimin tonë pro-perëndimor dhe 30 Shtatori është data kur shqiptarët duhet ta dëshmojnë këtë përcaktim në vepër, duke dalë masovikisht në referendum dhe duke votuar PËR NATO dhe BE”.

Marketing