Maqedonia e Veriut nëse nuk merr datë për fillimin e negociatave me BE, rrezikon dezintegrimin. Kështu ka deklaruar kreu i PDSh-së Menduh Thaçi.
Ai tha se subjekti politik që përfaqëson ai do të mundohet të bëj gjithçka që të bindin të gjithë faktorët për rrugën euroatlantike të vendit.
“Atë që pritëm nuk u realizua, ne nuk arritëm që të hapim datën e bisedimeve për inkuadrim në BE. Ka të tjerë që thonë se edhe Shqipëria është në të njejtën situatë unë nuk pajtohem pasiqë e kam thënë dhe po e përsëris se për maqedoninë procesi integrues është imuniteti gjeneral, pa proces integrues mund të kemi dezintegrim të Maqedonisë”, u shpreh kryetari i PDSh-së, Menduh Thaçi.
Ai apeloi faktorin e brendshëm dhe atë ndërkombëtarë që të jenë të kujdesshëm në ruajtjen e procesit integrues sepse është më i rëndësishëmi për vendin.