Thaçi: Pagat e administratoreve dhe arsimtareve te mos preken!

Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi, kërkoi paga dyfish më të mëdha për personelin mjekësor dhe ulje të të ardhurave personale vetëm tek funksionarët e lartë. Këtë e theksoi në konferencën e sotme për shtyp së bashku me komisionin partiak për shëndetësi rreth gjendjes aktuale me koronavirusin.

Marketing

“Mendoj se situata ekonomike nga dita në ditë do të bëhet dramatike. Rekomandimi ynë është që të gjitha pagat e funksionarëve të lartë, udhëheq të institucioneve, deputetëve dhe ministrave etj, të ulen për 50 për qind. Pagat e administratës dhe mësimdhënësve dhe profesorëve të mos preken. Pagat e mjekëve dhe të gjithë punonjësve shëndetësorë të rriten dy herë më shumë sepse duhet të stimulohen sa më shumë mjekë dhe lista mjekësore të cilët nuk punojnë të paraqiten për të punuar”, theksoi Thaçi.

Në emër të komisionit partiak për shëndetësi ai e kritikoi punën e Spitalit klinik të Tetovës dhe Qendrës për shëndet publik.

“Drejtori i Spitalit klinik në konferencë pati sjellje joserioze. Ne si parti dhe kryetar dhe koleg jam i brengosur, nuk kemi informacione të mjaftueshme, nuk kemi dëgjuar se kush është shtab i krizës, cilët janë mjekët, cilët janë specialistët. i bëjmë thirrje ministrit të Shëndetësisë ta vizitojë spitalin sepse është Qendër klinike universitare në Tetovë, në repartin për sëmundje infektive që të shihet sa krevate dhe shtretër ka, sa dhoma kemi të gatshme për kujdes intensiv, sa respiratorë kemi për 270 mijë banorë në rajonin e Tetovës. Sipas informacioneve tona ka një respirator. Mendoj se kjo është shqetësuese”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij, PDSH-ja ka potencial kuadrovik të personave mjekësorë të cilët janë të gatshëm t’i ndërmarrin të gjitha përgjegjësitë derisa zgjatë situata dhe të heqin dorë kur do të luftojnë me problemet.