Thaçi pas deklaratës së Vuçiqit: Askush nuk duhet të flasë për vrasje dhe vdekje

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se Samiti i Berlinit ka dështuar pasi nuk ka pasur koordinim me SHBA-të.
Ai në një intervistë për RTV Ora ka thënë se në Samitin e Brdo-Brjiunit të zhvilluar në Tiranë është folur për Kosovën ku ka kërkuar nga Bosnja që ta njohë Republikën e Kosovën.
Thaçi theksoi se dialogu me Serbinë duhet të jetë i pakushtëzuar ndërsa taksa ka qenë një vendim legjitim.

Marketing

Presidenti kosovar në këtë intervistë ka komentuar edhe deklaratën e presidentit serb Aleksandar Vuçiq i cili ka thënë se “nuk do ta njohë Kosovë edhe sikur ta vrasin”.

“Askush nuk duhet të flasë për vrasje e vdekje. Njohja nga ana e Serbisë për shtetin e Kosovës apo njohja e Serbisë si vend i pavarur e sovran për Kosovën i jep gjallëri e dinamikë e frymë europiane Serbisë. Lirohet nga një barrë e padrejtë dhe nga një mit i rrejshëm. Kështu që deklarime për marketing e populizëm do të kemi edhe këto ditë dhe në ditet e ardhshme por ende shpresoj që ky vit do të jetë, viti i marrëveshjes përfundimtare

Marketing