Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi paralajmëroi se marrëveshja e re politike me BDI-në dhe lideri i saj Ali Ahmeti do të nënshkruhet të hënën. Marrëveshja, siç thotë është rezulltat i bisedave të gjata dhe idesë, e cila gradualisht është formuar në dy vitet e fundit.
Lideri i PDSH-së thekson se marrëveshja nuk i përfshin vetëm BDI-në dhe PDSH-në, por edhe Partinë Ddemokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës, ndërsa ka edhe plane për bashkëpunim me partitë turke dhe boshnjake, si dhe me disa shoqata.
“Sot me zotin Ahmeti e kemi lidhur marrëveshjen, i cili do të nënshkruhet të hënën në ora 12 në Shtëpinë e kulturës në Tetovë. Kemi pasur biseda të gjata, kjo ka qenë ide e Ahmetit para dy viteve. Kjo ide dalëngadalë po piqet mes BDI-së dhe PDSH-së. Të hënën do të nënshkruajmë marrëveshje edhe me Partinë Ddemokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës. Ne planifikojmë të na bashkohet edhe një parti turke dhe boshnjake, si dhe disa shoqata”, tha Thaçi në daljen e djeshme në emisionin Debat plus në Klan Maqedoni.