Thaçi: S’do të ketë amnisti për gjenocidin që Serbia e ka kryer në Kosovë

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot e ka shënuar Ditën e të Pagjeturve, ditën e dhimbjes, vuajtjes dhe pikëllimit për qytetarët dhe shtetin e Kosovës.

Marketing

Thaçi ka theksuar se Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë, njofton Klan Kosova.

“Ka vrarë mbi 10 mijë civilë shqiptarë, ku mbi 1300 ishin fëmijë, si dhe ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve. Ushtria dhe policia serbe i kanë kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile shqiptare, i kanë dhunuar mbi 20 mijë gra shqiptare dhe i kanë dëbuar dhunshëm nga shtëpitë e tyre rreth 1 milion shqiptarë”.

“Ky gjenocid i shtetit të Serbisë ende nuk është ndëshkuar as nga drejtësia lokale dhe as nga ajo ndërkombëtare. Kjo heshtje ndërkombëtare është njëfarë lloj amnistie ndaj gjenocidit të Serbisë, por në asnjë rrethanë, në asnjë kohë, nuk do të ketë amnisti për krimet dhe gjenocidin që shteti i Serbisë e ka kryer në Kosovë”.

“Nuk ka paqe pa drejtësi dhe ne do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi bashkërisht me ndërkombëtarët, që ky gjenocid dhe këto krime të ndëshkohen prej autoriteteve të drejtësisë lokale dhe ndërkombëtare”.

Sot shënuam Ditën e të Pagjeturve, ditën e dhimbjes, vuajtjes dhe pikëllimit për qytetarët dhe shtetin e Kosovës. Serbia…

Publiée par Hashim Thaçi sur Lundi 27 avril 2020