Thaçi-Serwerit: Nuk ka marëveshje të fshehtë,po mashtroheni

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i ka reaguar analistit amerikan, Daniel Serwer lidhur me deklaratën e tij se Thaçi dhe Vuçiq kanë marrëveshje të fshehtë për zgjidhjen e konfliktit Kosovë – Serbi.

Marketing

Thaçi i ka thënë se është i zhgënjyer që Serwer ka rënë pre e lajmeve të rreme, shkruan lajmi.net.

Ai tha se nuk ka marrëveshje sekrete, por një e tillë mund të arrihet vetëm përmes transparencës dhe nën udhëheqjen së SHBA-ve.

Presidenti Thaçi i ka thënë Serwer se Kosova në procesin e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë ka nevojë për proces dhe jo për pengesa.

“I zhgënjyer me miqtë e mi dhe të Kosovës Daniel Serwer dhe Byrnes që janë mashtruar nga lajmet e rreme. Nuk ka asnjë marrëveshje sekrete apo çfarëdo në mes Kosovës dhe Serbisë. Një marrëveshje mund të arrihet përmes një procesi transparent nën udhëheqjen e SHBA-ve dhe ju ftoj ta ndihmoni. Richard Grenell po bën një punë të shkëlqyeshme.

Uashingtoni ka vëmendje të plotë në dialogun Kosovë – Serbi. Thjesht, është barra e brezit tonë për t’i dhënë fund konfliktit dhe për të hapur rrugën e integrimit euro-atlantik dhe prosperitetit ekonomik. Ne kemi nevojë për mbështetje në këtë proces, jo pengesa, as kundërshtim. Ka të bëjë me fëmijët tanë.”, ka shkruar Thaçi.